Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Dash Sula: Adriatik Lapaj deshi të më bënte gropën mua, por ra vetë

Lapsi.al 16 July 2025
Dash Sula: Adriatik Lapaj deshi të më bënte gropën mua, por

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula ka reaguar pas publikimit të përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin në rrjetet sociale, ku daja i këtij të fundit, Zeqir Kordhoni, i rrezikon mandatin e deputetit, Adriatik Lapajt.

Sula shprehet se të njëjtin fat do të kishte pasur dhe ai nëse do t’i ishte bashkuar koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” duke i besuar verbërisht strategjisë që ndoqën për hartimin e listave me kandidatët.

“Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson.

Në atë kohë i kërkova zotit Lapaj që në listë të mbyllur të vendosja një familjarin tim dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitoja në listë të hapur. Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra….” - tha Sula. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI