Flash

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka inkurajuar Zelenskyn të sulmojë Moskën

Lapsi.al 15 July 2025
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka inkurajuar Zelenskyn të

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi sot se presidenti amerikan Donald Trump "nuk ka nxitur gjakderdhje të mëtejshme", pas raportimeve se ai i kishte bërë një pyetje të diskutueshme presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një bisede telefonike.

“Presidenti Trump po punon pa pushim për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të mbyllur këtë luftë. Ai nuk ka nxitur asnjë veprim të dhunshëm. Gazeta ka keqinterpretuar qëllimisht komentet e tij. Trump thjesht bëri një pyetje dhe nuk sugjeroi asnjë veprim agresiv”, tha Leavitt në një deklaratë me shkrim.

LEXO EDHE: Ekskluzive nga Financial Times: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Moskën

Kjo deklaratë erdhi pas një raportimi të Financial Times, i cili, duke cituar dy burime të njohura me përmbajtjen e telefonatës, pretendonte se Trump i kishte sugjeruar Zelenskyt që, nëse Shtetet e Bashkuara i vënë në dispozicion raketa me rreze të gjatë veprimi, Ukraina mund të konsideronte goditjen e Moskës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI