Flash

“I gjuajta disa herë...”, i penduari zbulon porositësit e vrasjes së Hajredin Beharit

Lapsi.al 15 July 2025
“I gjuajta disa herë...”, i penduari zbulon porositësit e

Vijon të dëshmojë përpara gjykatësve të posaçëm Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen e bujshme “Plumbi i artë”. Ai është personi që akuzohet për tentativën për vrasje ndaj Hajredin Beharit, një atentat që dështoi, por që ka nxjerrë në dritë një rrjet të gjerë porositësish dhe bashkëpunëtorësh.

Sipas dëshmisë së tij, ishte Henrik Hoxha ai që e kishte kontaktuar për eliminimin e Beharit, ndërsa në skemë rezulton të jetë përfshirë edhe një emër tjetër i njohur për drejtësinë, Renato Çami.

“Viron Tavanxhi më premtoi një hyrje në Fier dhe ca lekë. Henriku do më ndihmonte mua për ta kryer këtë punë. Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë, nga Renato Çami,” dëshmoi Tase.

Ai sqaroi se kishte marrë këtë informacion direkt nga Henriku: “Këtë ma konfirmoi Henriku. Ai fliste me të me një Blackberry. Henriku mbante kontakte edhe me nipin e Renatos.”

Megjithatë, Tase theksoi se nuk kishte qenë vetë i pranishëm në takimet midis Henrikut dhe Renatos:

“Unë prezent në takimet e Henrikut me Renaton nuk kam qenë.”

Sa i përket atentatit, Tase përshkroi me detaje mënyrën si ndodhi tentativa: “Për tentativën ndaj Hajredin Beharit, lokali ndodhet afër rrethrrotullimit të parkut. Një lokal i vogël në anë të rrugës. Unë qëllova nga jashtë lokalit. E pamë që objektivi ndodhej aty. Ishte me 3-4 vetë të tjerë. Unë kur qëllova isha 1 metër larg derës. Unë kam pasur veshur një bluzë me kapuç dhe pantallona xhins. Besoj se qëllova 5-6 herë. Një breshëri qëllova. Ai u shtri nën tavolinë dhe u bë mendova se e godita.”

Pas atentatit të dështuar, Tase tregon se ishte pritur nga Henriku dhe se kishin shkuar bashkë në lokal, përpara se të zhdukte armën: “Pas 100 m më priste Riku (Henriku). I thashë që e godita. Shkuam tek lokali i Rikut. Pastaj kaluam nga Gjanica, hodha pistoletën në lumë.”

Por pak ditë më pas, tensionet mes tyre u shtuan. “Pas disa ditësh takova Henrikun. Aty debatuam. Më tha, pse e more përsipër kur nuk e bëje dot. Shënjestra kishte shkuar në polici dhe kishte thënë disa emra të dyshuar. Një prej tyre ishte porositësi i vërtetë. Riku më tha, mirë që na dha punë, që nuk e bëmë dot, por tani t’i hapim edhe probleme me policinë.”

Sipas Tasës, Henriku kishte dhënë shpjegime në polici dhe i kishte konfirmuar se emri i porositësit ndodhej në dosjen e hetimit: “Henriku më tha se kishte dhënë shpjegime në polici. Henriku më konfirmoi se emri i porositësit ishte në dosjen e policisë. Nuk mora asnjë lek për këtë punë, pasi nuk e realizuam dot.”

Të këshilluara

DW: Verë e mosbindjes civile në Serbi

"Nuk do t'ju themi çfarë të bëni, sepse e dini vetë." Me këto fjalë, studentët në Beograd ia dorëzuan stafetën e rezistencës civile të gjithë shoqërisë serbe më...

21:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI