Flash

Vlorë/ 17-vjeçarja plagos veten me armë zjarri pas sherrit në familje

Lapsi.al 14 July 2025
Vlorë/ 17-vjeçarja plagos veten me armë zjarri pas sherrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku një vajzë 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë nga një e shtënë me armë zjarri në banesën e saj.

Raportohet se e mitura jetonte me gjyshërit, ndërsa prindërit e saj janë të divorcuar. Mësohet se babai, i cili jeton me bashkëshorten e re në një fshat pranë Vlorës, kishte kërkuar që vajza të transferohej dhe të jetonte me të.

Kjo besohet se ka shkaktuar tension dhe kundërshtim nga ana e të resë, e cila në gjendje të rënduar psikologjike ka marrë një armë zjarri dhe ka tentuar t’i japë fund jetës, duke e qëlluar veten me pistoletë.

Menjëherë pas ngjarjes, 17-vjeçarja është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar babain e saj për marrjen e dëshmisë dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në këtë akt ekstrem.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI