Flash

Dështon gara për autostradën Milot-Balldren, veriu ende larg zgjidhjes për trafikun

Lapsi.al 14 July 2025
Dështon gara për autostradën Milot-Balldren, veriu ende larg

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar procedurën e koncesionit për ndërtimin e autostradës 17 kilometra “Milot-Balldre”, me rëndësi kritike për veriun e vendit, me vlerë 364.7 milionë euro dhe kohëzgjatje 35 vjet.

Sipas njoftimit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, arsyeja e anulimit është pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushi kërkesat e procedurës konkurruese.

“Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin kërkesat e ftesës për procedurën konkuruese, pra nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, thuhet në buletinin e APP.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me autostradat Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë-Shkodër, në Balldren.

Sipas APP-së, ofertuesit janë njoftuar për skalifikimin e tyre nga Autoriteti Kontraktues më 19 qershor.

Autostrada e re Milot-Balldren parashikohet të jetë një autostradë e kategorisë A, cilësia më e lartë e rrugëve të standardit europian.

Kjo autostradë do të ketë një gjatësi prej 17 km, dhe do të jetë tërësisht e mbyllur në të dy krahët. Gjerësia e saj do të jetë nga tre korsi ne të dy krahët e lëvizjes dhe do të mundësojë ecjen me një shpejtësi prej 120 km/orë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI