Flash

Takim me Ramën, nesër paradite teatri me drejtorët e Tiranës

Lapsi.al 13 July 2025
Takim me Ramën, nesër paradite teatri me drejtorët e Tiranës

U bënë disa ditë që kryeministri ulet me kryetarët dhe drejtorët e bashkive, të cilëve u tërheq veshin për punën e dobët, për mungesën e kontrollit në terren apo për zaptimin e hapësirave publike nga pronarët e bareve dhe restoranteve. E nisi në Vlorë, e vazhdoi në Durrës, Elbasan, vala shkoi deri në Shkodër etj.

Në media njoftohet se nesër e është radha e drejtorëve dhe deputetëve të Tiranës dhe takimi do të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në kryeqytet.

Në këtë takim do të raportohet mbi problematikat e evidentuara gjatë daljeve në terren dhe mund të jepen sinjalet për atë që do të ndodhë me bashkinë e Tiranës, pasi Erjon Veliaj u la në burg edhe nga Gjykata e Lartë.

Të mos gënjehemi; Rama nuk zbriti dje nga planeti Mars dhe po çuditet nga gjendja ku janë katandisur hapësirat e qyteteve shqiptare. Përkundrazi, është i ndërgjegjshëm për korrupsionin e makinerisë që udhëheq prej 12 vitesh dhe që toleron zaptuesit e pronës publike përkundrejt ryshfetit, gjithnjë duke i siguruar Partisë Socialiste paratë e nevojshme për të shtuar numrat e militantëve.

Vetëm se herë pas here, vë në skenë spektaklin e radhës me kritika për drejtorët dhe kryebashkiakët, që qytetarët e thjeshtë, ata që nuk zaptojnë dot një copë trotuar, të mendojnë se kryeministri është në anën e tyre.

Vini re një detaj! Ndëshkimet e drejtorëve nuk ndodhin asnjëherë para ditës së votimit, atëherë kur zaptimet e trotuareve shtohen dhe një sy mbyllet për abuzuesit. Shkarkimet dhe aksionet bëhen vetëm pas zgjedhjeve, atëherë kur drejtorët e korruptuar e kanë përmbushur detyrimin tek partia dhe tani mund të zëvëndësohen me të tjerë emra, pa e prekur sistemin korruptiv që në Tiranë ka bërë kërdinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI