Flash

SPAK sekuestron një vilë në Palasë, pronari i akuzuar për trafik droge

Lapsi.al 13 July 2025
SPAK sekuestron një vilë në Palasë, pronari i akuzuar

Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për trafik droge, ka kapur një vilë dhe një mjet luksoz “Lamborgini” Aventador në bregdetin e Palasës në Shqipëri.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro dy pasuri të Visar Miftarit, pas dyshimeve se janë krijuar në burime kriminale. Gjuetia e pasurive të 44 vjeçarit me shtetësi gjermane në Shqipëri nisi në mars të këtij viti, pas një kërkesë nga autoritetet gjermane të drejtësisë.

Në kohën e dërgimit të kërkesës Visar Miftari, ndodhej i ndaluar në një institucion korrektues në Frankfurt. Ai dyshohej nga shteti gjerman për tregtim të kokainës dhe kanabisit në sasi jo të vogla, si anëtar i një bande, veprimtari e kryer gjatë pesë viteve të fundit. Sipas vendimit për sekuestro të gjykatës gjermane të Darmstadt, 44-vjeçari dyshohej se kishte përfituar nga tregtimi i drogës të paktën 11.2 milionë euro.

Hetimi i SPAK në Shqipëri zbuloi se në vitin 2022, i dyshuari kishte blerë një vilë në vlerën e 260 mijë eurove në një rezidencë luksoze në Palasë. Shuma e parave për blerjen e vilës dy katëshe, me sipërfaqe të katit të parë 72 m2 dhe një sipërfaqe parcele prej 362 m2, ka kaluar përmes një transferte bankare nga Gjermania në Shqipëri.

Në informacionin e dërguar nga pala gjermane për SPAK është cituar se tek vila në Palasë ndodhet një automjet Lamborgini Aventador, si modeli në këtë foto, që i përket shtetasit Visar Miftari. Duke arsyetuar se të dy pasuritë dyshohet se janë krijuar nga aktivitetit kriminal i 44-vjeçarit në shtetin gjerman, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për vendosjen e tyre nën masën e “sekuestros preventive”.

Në të njëjtin vendim, përveç ngrirjes së dy pasurive, GJKKO ia ngarkoi Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara administrimin dhe përdorimin e tyre.(A2 News)

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqe...

14:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI