Flash

Zaptimi i plazheve, policia heq çadra dhe shezlongë nga Semani

Lapsi.al 12 July 2025
Zaptimi i plazheve, policia heq çadra dhe shezlongë nga Semani

Vijon operacioni policor i koduar “Plazhi i lirë”, i fokusuar në lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të subjekteve private.

Në Seman janë liruar tre sipërfaqe publike të zëna në mënyrë të paligjshme, ndërsa janë proceduar penalisht tre pronarë biznesesh që kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia e Fierit, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Policia Bashkiake, në tre stacione plazhi u konstatua se tre persona kishin zënë hapësira publike duke vendosur rreth 150 komplete me çadra dhe shezlongë, pa qenë të pajisur me leje nga institucionet përkatëse. Për këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit dhe ndaj tyre nisi procedimi penal për veprat: “Pushtimi i tokës” “Fshehja e të ardhurave”“Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa kasë fiskale”

Policia e Shtetit thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave për pushuesit dhe verifikimin e ligjshmërisë së subjekteve private gjatë sezonit veror.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI