Flash

Rrezikoi t'i pritej këmba nga pickimi i gjarprit, spitali i Gjirokastrës pa antidot

Lapsi.al 12 July 2025
Rrezikoi t'i pritej këmba nga pickimi i gjarprit, spitali i

Një e re ka shpëtuar për mrekulli nga prerja e këmbës pas një pickimi helmues nga gjarpri. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Përmet, ku L. A., 26 vjeçe, u godit nga gjarpri teksa ndodhej në një zonë periferike.

Vajza u transportua me urgjencë në Spitalin e Përmetit për të marrë ndihmën e parë, por mjekët u përballën me mungesën e antidotit jetik kundër helmimit.

Situata u bë më alarmante kur u vendos transferimi i saj drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, me shpresën se atje do të gjendej kundërhelmi. Por edhe në këtë institucion shëndetësor mungonte ilaçi që mund t’i shpëtonte këmbën.

Vetëm pas një udhëtimi të tretë, në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, 26-vjeçares iu injektua kundërhelmi, duke shmangur në momentet e fundit amputimin e këmbës.

Sipas familjarëve, që i referohen mjekëve të Tiranës, helmi kishte depërtuar deri në rrezen e kofshës dhe çdo minutë vonesë mund të kishte sjellë pasoja fatale. “Nëse do të ishte vonuar edhe pak, këmba do të ishte prerë”, thanë të afërmit e saj.

Ngjarja nxjerr në pah një mungesë alarmante të antidotëve në spitalet e qarkut të Gjirokastrës, që mbulon një popullsi prej 134 mijë banorësh. Në kulmin e sezonit turistik, kur rreziku nga pickimi i gjarpërinjve është i shtuar për shkak të vapës, mungesa totale e kundërhelmit në të gjitha strukturat spitalore të rajonit është një skandal që rrezikon jetë njerëzish çdo ditë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI