Flash

Profesorët e 'tredhur' para Ramës marrin në dorë AKU-në

Lapsi.al 12 July 2025
Profesorët e 'tredhur' para Ramës marrin në dorë

Anila Denaj ka njoftuar sot pezullimin e inspektorëve pak javë pasi Edi Rama kërkoi që të pezullohej urgjentisht veprimtaria e AKU-së. Ajo u shpreh se do të ngrihet një Komision prej 5 personash nga Universiteti Bujqësor ku do të vlerësohen me shkrim dhe me gojë inspektorët aktualë të AKU-së, si edhe aplikantët e rinj për punë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.

Situata me AKU-në duket qesharake. Pasi nuk arritën dot prej 12 vitesh në pushtet ta shndërronin atë institucion në një njësi inteligjente të sigurisë ushqimore, tani ua dorëzojnë Universitetit Bujqësor të Tiranës për ta reformuar.

Pra, do ta marrin në dorë rektori që shkoi si "qen i rrahur" në Grupin Parlamentar të PS-së për t'u rrëfyer para deputetëve për hetimet e SPAK për korrupsion në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

AKU-ja ka qenë cerdhe e të paaftëve dhe halabakëve të Rilindjes, e patronazhistëve dhe banditëve që gjobisnin bizneset. Tani mos prisni që do ta transformojnë këtë institucion me nder profesorët e tredhur përpara Edi Ramës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI