Flash

"Të fortit" i sekuestrohen pesë pasuri me vlerë 875 mijë euro

Lapsi.al 11 July 2025
"Të fortit" i sekuestrohen pesë pasuri me vlerë 875

Pasuri me vlerë 875 000 euro i janë sekuestruar 32-vjeçarit Paris Prenga në Tiranë, i dënuar me burg për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Tiranës njofton se pasuritë e sekuestruara janë 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar, që ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.

Kujtojmë se Paris Prenga është dënuar me 19 vite burgim për atentatin ne tentativë ndaj Artion Bylykut, kunati i Domart Konjarit. Ky i fundit njihet si kundërshtari i Devi Kasmit. Kasmi u vra në janar të 2018.

Të këshilluara

Zjarri në Dimal shkrumbon hektarë me ullinj

Njē zjarr ka rënë sot në fshatin Malas Gropë, në Njësinë Administrative Kutalli në Dimal. Zjarri ka nisur fillimisht në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së...

15:52

NY Times: Gaza? Lufta e Netanyahut...

Pse ka zgjatur kaq shumë lufta në Gaza? Në një profil investigativ madhor të publikuar këtë mëngjes, Times Magazine shpjegon se Benjamin Netanyahu e ka zgjatur ...

14:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI