Flash

Shembjet në Theth vijojnë edhe gjatë natës, fadromat trembin turistët

Lapsi.al 11 July 2025
Shembjet në Theth vijojnë edhe gjatë natës, fadromat trembin

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk është e qetë për Thethin prej zhurmës së fadromave. Të habiturit e mëdhenj në këtë situatë janë edhe turistët.

Prishja e subjekteve pa leje do të vazhdojë edhe gjatë natës.

Forcat e IKMT-së kanë hapur katër fronte ku po prishin objektet. Aksioni do të vijojë përgjatë gjithë natës për të vazhduar edhe ditën e nesërme.

Ndërkohë harta e objekteve për t’u prishur sa vjen e shtohet. Fillimisht u fol për 40, por tani ky numër ka shkuar në 120 objekte që do rrafshohen.

Një pjesë e strukturave janë të çmontueshme, por në lartësinë e maleve janë vendosur struktura të ndërtuara me gurë dhe me beton.

Në Theth janë vendosur nëntë furgonë policie të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponjave.

Lëvizja e uniformave blu vjen pas incidentit të rëndë në mesditë ku u hodh molotov.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar apo dëme materiale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI