Flash

Pas distancimit me fëmijët, Brad Pitt kërkon pajtim me binjakët

Lapsi.al 11 July 2025
Pas distancimit me fëmijët, Brad Pitt kërkon pajtim me

Brad Pitt dëshiron të rregullojë marrëdhënien me binjakët Knox dhe Vivienne, të cilët mbushin 16 vjeç këtë të shtunë, sipas një raporti të ri nga Daily Mail.

Një burim i tha tabloidit britanik se fituesi i Oscar-it,  e di mirë që shanset janë shumë të vogla që adoleshentët të duan të kalojnë kohë me të, por ai po kërkon “një mundësi të fundit për të bërë paqe” dhe për të treguar se ka ndryshuar.

Aktori thuhet se është thellësisht i lënduar nga distancimi i fëmijëve të tij, veçanërisht nga fakti që Vivienne e hoqi mbiemrin “Pitt” nga një program teatror në vitin 2024, duke përdorur vetëm "Jolie". Megjithatë, burimi thekson se fakti që Knox ende mban mbiemrin Jolie-Pitt i ka dhënë aktorit “pak shpresë”.

“Ai i do të gjithë fëmijët e tij dhe nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga asnjëri prej tyre. Ai është një baba krenar dhe gjithmonë do të mbajë shpresë që ata do të rikthehen në jetën e tij,” tha një burim tjetër.

Pitt thuhet se nuk flet publikisht për fëmijët, nga respekti për privatësinë e tyre, por ndjen një “peshë të thellë emocionale” për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me shumicën e tyre.

Sipas Us Weekly, aktori shikon Knox dhe Vivienne herë pas here, ndërsa me Maddox (23), Pax (21), Zahara (20) dhe Shiloh (19) marrëdhënia mbetet e “ftohtë dhe e zbehur”. Shiloh, e cila në fillim të vitit hoqi ligjërisht mbiemrin “Pitt” dhe tashmë përdor “Shi Jolie”, është një tjetër sinjal publik i distancimit. Edhe Zahara hoqi mbiemrin Pitt gjatë një ceremonie të një sorority në vitin 2023.

Pitt dhe Jolie u ndanë në vitin 2016 pas 12 vitesh lidhje dhe gjashtë fëmijë së bashku. Procesi i divorcit përfundoi vetëm vitin e kaluar.

 

Të këshilluara

Zjarri në Dimal shkrumbon hektarë me ullinj

Njē zjarr ka rënë sot në fshatin Malas Gropë, në Njësinë Administrative Kutalli në Dimal. Zjarri ka nisur fillimisht në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së...

15:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI