Flash

PAMJET/ Zbret nga “Porsche” dhe hidhet në det për t'i shpëtuar policisë së Sarandës

Lapsi.al 11 July 2025
PAMJET/ Zbret nga “Porsche” dhe hidhet në det për t'i

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një person është hedhur në det në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se policia ka ndaluar një automjet luksoz tip Porsche Panamera, ku ndodheshin tre persona.

Gjatë përpjekjes për t’i ndaluar, njëri prej tyre është larguar me vrap dhe është hedhur në det, duke mbajtur një çantë në qafë. Dy personat e tjerë janë ndaluar dhe shoqëruar nga forcat “Shqiponja”.

[video width="464" height="832" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/FDownloader.Net_AQMCcDtfPVZGNqjRB0yzLPUoUProvDHsheQ3NaAgp8eUPnw19rGDco3CisfdnsQG__34oWyz03LYsFgRgnlXiRBzOqdcCQHzZ87IKVbUwRn9fQ_720p_HD.mp4"][/video]

Aktualisht, në shëtitoren e qytetit janë të pranishme dhjetëra forca policie, ndërsa personi që ndodhet në det vazhdon të notojë në përpjekje për t’u larguar.

Mësohet se me mbërritjen e një skafi të Policisë Kufitare është bërë e mundur kapja e tij. Dyshohet se ai ka hedhur sende të paligjshme në det. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI