Flash

Kush do ta marrë mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë

Lapsi.al 11 July 2025
Kush do ta marrë mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”

Kreu i partisë “Nisma Thurje” Endri Shabani duket se është përpjekur që shuajë “komedinë” që po ndodh me koalicionin që ka me partinë “Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapajt.

Kjo, pasi një i afërm i Shabanit, Zeqir Kordhoni, i renditur i nënti në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës ka shprehur ambicien për të marrë mandatin e vetëm të deputetit që ky koalicion siguroi në Tiranë.

Ai i ka kërkuar KQZ-së informacion në lidhje me dorëheqjen e tij duke u shprehur se “nuk e dinte se çfarë kishte firmosur”. Në një shkresën depozituar në KQZ-së, kandidati që në CV e tij deklaruar se ka qenë punëtor ndërtimi, por që trajtohet me KEMP i kërkon Ilirjan Celibashit informacion se çfarë ka dorëzuar koalicioni i Adriatik Lapajt në emër të tij.

Por Shabani ka reaguar një ditë më pas duke i kërkuar KQZ-së të njohë zyrtarisht dorëheqjet e 46 kandidatëve të listave të mbyllura të paraqitura në datë 11 Maj 2021 dhe të vijojë me procedurat për t’i dhënë mandatin kandidatit të renditur i pari në listën e hapur. I pari në listën e hapur është renditur Adriatik Lapaj.

Gjatë fushatës ai u shpreh se nëse do merrnin vetëm një mandat ai nuk do ta pranonte, por më pas edhe duket se ka ndërruar mendje. Fjalën e fundit duket se do ta thotë Ilirian Celibashi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI