Flash

E RENDE/ Momenti kur 35-vjeçari thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

Lapsi.al 11 July 2025
E RENDE/ Momenti kur 35-vjeçari thithet nga motori i avionit në

Një video ka fiksuar sekondat e fundit dramatike të jetës së 35-vjeçarit Andrea Russo, i cili pati një vdekje të tmerrshme në pistën e aeroportit “Orio al Serio” në Bergamo kur u “thith” nga një motor avioni.

Incidenti tragjik ndodhi të martën kur Russo arriti të anashkalonte të gjitha pikat e kontrollit të sigurisë dhe të arrinte te avioni Volotea që po përgatitej për ngritje. 35-vjeçari humbi jetën kur u “thith” nga një prej motorëve të Airbus.

Në videon që po qarkullon në internet, vrapi i 35-vjeçarit duket qartë. Ai fillimisht vrapon përgjatë pistës drejt aeroplanit, ndërsa oficerët e sigurisë janë përreth tij, por askush nuk e ndalon. Russo tenton fillimisht të hipë mbi njërin krah të aeroplanit dhe më kalon rreth tij duke dalë përballë motorit.

Mister rreth vdekjes së një 35-vjeçari që u “thith” nga motori i një avioni në Bergamo - Çfarë po hetojnë autoritetet

Autoritetet po hetojnë rastin, ku skenari më i mundshëm është vetëvrasja. Hetuesit po përqendrohen në orët e fundit të 35-vjeçarit, duke u përpjekur të kuptojnë nëse ka ndodhur diçka që e ka çuar në pikën e dhënies fund të jetës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI