Flash

Del RAPORTI/ Pse u rrëzua avioni Air India dhe debati mes pilotëve: "Pse e bëre?"

Lapsi.al 11 July 2025
Del RAPORTI/ Pse u rrëzua avioni Air India dhe debati mes pilotëve:

Një raport paraprak mbi shkaqet e rrëzimit të aeroplanit të Air India që vrau 260 persona një muaj më parë ka zbuluar detaje të reja që ngrenë edhe më shumë pyetje dhe shqetësime. Sipas një raporti paraprak nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB), furnizimi me karburant i motorëve të aeroplanit duket se është ndërprerë disa minuta pas ngritjes, duke çuar në rrëzimin tragjik të tij.

Siç thuhet në raport, sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve dhe rrjeteve televizive, si BBC, Reuters dhe Sky News, çelësat e furnizimit me karburant të dy motorëve u zhvendosën nga pozicioni i funksionimit (RUN) në pozicionin e ndalimit (CUTOFF) njëri pas tjetrit, brenda vetëm një sekonde. Kjo rezultoi në uljen e ndjeshme të fuqisë së motorëve, pasi ata nuk po furnizoheshin më me karburant.

Ky zhvillim shkaktoi konfuzion të madh në kabinën e pilotit, siç tregohet nga regjistrimi audio i dialogëve në kabinë. Njëri nga dy pilotët e pyeti tjetrin pse e "ndërpreu" furnizimin me karburant. Tjetri iu përgjigj se “nuk e bëri ai”.

Pavarësisht përpjekjeve për të rindezur të paktën një motor, avioni nuk arriti të rifitonte shtytjen e nevojshme dhe humbi lartësinë me një shpejtësi që nuk mund ta kthente mbrapsht. Disa minuta më vonë, avioni u rrëzua në një zonë të dendur me popullsi, duke vrarë 241 pasagjerë dhe 19 persona në tokë. Përplasja dhe zjarri që pasoi dogjën automjete, shtëpi dhe gjithçka tjetër përreth vendit të tragjedisë.

Raporti paraprak, i përgatitur 30 ditë pas aksidentit, nuk jep ende përgjigje përfundimtare se si dhe pse u ndërpre furnizimi i motorëve me karburant. Megjithatë, ky është hapi i parë në një hetim të gjatë që pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e sakta të aksidentit tragjik dhe t'u përgjigjet pyetjeve në lidhje me gabime të mundshme njerëzore ose defekte teknike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI