Flash

Albin Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

Lapsi.al 11 July 2025
Albin Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe zëvendëskryeministren e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, të mbajtur në Qendrën Memoriale në Potoçari.

Në këtë përvjetor të rëndë, delegacioni i Kosovës bëri nderime pranë varrezave të viktimave dhe vendosi lule të freskëta, në kujtim të 8,372 burrave dhe djemve boshnjakë që u vranë mizorisht më 1995 nga forcat serbe, në atë që njihet si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Kurti dhe delegacioni qeveritar vizituan gjithashtu ekspozitën “Me hapat e atyre që (nuk) kaluan”, një instalacion i kuruar nga Aziz Osmanoviç, që ilustron përmes objekteve personale, dhimbjen dhe historitë e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit.

Në deklaratën e tij, Kurti theksoi se Srebrenica ishte jo vetëm dëshmi e terrorit të regjimit të Millosheviqit, por edhe paralajmërim për projektin gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të qenë zë i së vërtetës dhe kujtesës historike, në solidaritet të plotë me viktimat dhe familjet e tyre.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, duke i dhënë kësaj date një rëndësi shtetërore dhe institucionale.

Të këshilluara

Zjarri në Dimal shkrumbon hektarë me ullinj

Njē zjarr ka rënë sot në fshatin Malas Gropë, në Njësinë Administrative Kutalli në Dimal. Zjarri ka nisur fillimisht në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së...

15:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI