Flash

Libia kthen mbrapsht në aeroport 3 ministra europianë dhe komisionerin e BE

Lapsi.al 8 July 2025
Libia kthen mbrapsht në aeroport 3 ministra europianë dhe komisionerin

Një vendim i paprecedentë erdhi nga Qeveria e Stabilitetit Kombëtar që kontrollon Libinë lindore. Një mision i BE-së që përfshinte ministrat e Brendshëm të Italisë, Greqisë dhe Maltës si dhe Komisionerin Evropian për Migracionin, Magnus Brunnes nuk u lejuan të vizitonin vendin. Ata u detyruan të kthehen mbrapsht në aeroportin e Beninës në rajonin e Bengazit pasi aeroplani u ul në pistë.

Konfirmimi erdhi direkt me një deklaratë nga Kryeministri i Qeverisë së Stabilitetit Kombëtar, Osama Saad Hammad. "Vizita e planifikuar e Ministrave të Brendshëm të Republikave të Italisë, Greqisë dhe Maltës, dhe Komisionerit Evropian për Migracionin, së bashku me delegacionin që i shoqëronte, u anulua me mbërritjen e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Beninës në qytetin e Bengazit. Ata u informuan siç duhet për detyrimin për t'u larguar menjëherë nga territori libian dhe u shpallën "persona non grata".

Në oborrin e aeroportit të Benina dolën përfaqësues të së ashtuquajturës Qeveri e Stabilitetit Kombëtar të udhëhequr nga Osama Hammad, Kryeministër i emëruar nga Dhoma e Përfaqësuesve të Tobrukut, por i panjohur nga bashkësia ndërkombëtare. Vizita ishte rënë dakord me Khalifa Haftar, Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA), dhe jo me autoritetet qeveritare të Lindjes.

Sipas autoriteteve në Bengazi, pjesëmarrësit në mision shkelën "normat e përcaktuara diplomatike dhe konventat ndërkombëtare dhe përmes veprimeve që demonstrojnë shpërfillje të sovranitetit kombëtar libian, si dhe në shkelje të ligjeve të brendshme libiane dhe mosrespektimit të procedurave të vendosura që rregullojnë hyrjen, lëvizjen dhe qëndrimin e personelit diplomatik të huaj, siç përshkruhet në qarkoren e lëshuar nga qeveria libiane".

"Qeveria libiane përsërit apelin e saj urgjent për të gjithë agjentët diplomatikë, anëtarët e misioneve ndërkombëtare dhe organizatat qeveritare dhe joqeveritare që të mbështesin dhe respektojnë sovranitetin libian, duke iu përmbajtur në mënyrë strikte legjislacionit libian dhe konventave dhe normave ndërkombëtare që rregullojnë vizitat diplomatike. Për më tepër, ata nxiten të bashkëveprojnë me qeverinë libiane në përputhje me parimin e reciprocitetit, të sanksionuar në marrëveshjet, traktatet dhe zakonet diplomatike ndërkombëtare" – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI