Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Teuta Hoxha

Lapsi.al 8 July 2025
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Teuta Hoxha

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të martën më 8 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Teuta Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Shuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pa shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të gjyqtares Hoxha ndaj vendimmarrjes së Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjyqtarja Teuta Hoxha u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 22 nëntor 2022, pasi u konstatuan probleme për pasurinë, që u konsideruan të mjaftueshme për të dalë në përfundimin se ky subjekt rivlerësimi nuk arrinte nivel të besueshëm në këtë kriter.

Teuta Hoxha pati një karrierë 22-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Që prej vitit 2000 dhe deri në shkarkimin nga detyra ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e d...

18:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI