Flash

Presidenti i Iranit thyen heshtjen: Izraeli tentoi të më eliminonte

Lapsi.al 7 July 2025
Presidenti i Iranit thyen heshtjen: Izraeli tentoi të më eliminonte

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka pohuar se autoritetet izraelite u përpoqën ta vrisnin. “Ata u përpoqën, po, dhe vepruan në përputhje me rrethanat, por dështuan”, tha ai në një intervistë me gazetarin amerikan Tucker Carlson.

Ai tha gjithashtu se “Irani nuk ka zhvilluar kurrë një program për bombë bërthamore, as sot dhe as në të kaluarën” dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë “në të ardhmen”. Kjo, tha Pezeshkian, sepse programi i armëve bërthamore është “i ndaluar nga feja jonë” dhe bie ndesh me fetvanë e Ajatollah Khameneit në vitin 2003, e cila ndalon prodhimin e armëve bërthamore.

“Iranianët ndihen thellësisht të keqkuptuar nga Amerika dhe Perëndimi”, theksoi Pezeshkian. Presidenti u ndal gjithashtu te marrëdhënia e Iranit me IAEA-n, e cila ishte në gjendje të “verifikonte” prodhimin e arsenaleve iraniane derisa “sulmet izraelite” i dhanë fund këtij bashkëpunimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI