Flash

PD kërkesë KQZ-së: Duam pamjet filmike për të gjitha zarfet e diasporës dhe QV

Lapsi.al 4 July 2025
PD kërkesë KQZ-së: Duam pamjet filmike për të gjitha

Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon vënien në dispozicion të pamjeve filmike nga të gjitha qendrat e votimit në vend, si dhe informacion të detajuar mbi mënyrën e kthimit të zarfeve të votave të diasporës, nëse janë dorëzuar dorazi apo përmes kanaleve të autorizuara si DHL.

Në këtë kërkesë, PD ka përfshirë edhe një ankesë kundër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke e akuzuar se jo vetëm nuk ka vënë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe se një pjesë e pamjeve filmike rezulton me ndërprerje, veçanërisht në pjesët ku zhvillohet procesi i numërimit të votave, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të qëllimshme.

Për kërkesën është vënë në dijeni edhe misioni i OSBE/ODIHR, ndërsa dokumenti është dorëzuar zyrtarisht nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri. Kërkesa pritet të shqyrtohet në vijim nga KQZ.

Të këshilluara

DW: Autokracia në Serbi po lëkundet

"Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive të reja të protestës", vlerëson me...

17:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI