Flash

Dyshohet për shpërdorim detyre, ngrihet aktakuzë kundër ministrit

Lapsi.al 4 July 2025
Dyshohet për shpërdorim detyre, ngrihet aktakuzë kundër

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës kundër ministrit për Zhvillim Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj Ministrie, Besim Kamberaj.

Prokurorët i akuzojnë Damkën dhe Kamberajn se i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës dëme në vlerë prej rreth 1 milion eurove.

Sipas një njoftimi të premten, Damka dhe Kamberaj akuzohen se i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, Germin dhe Caritas Zviceran, gjatë periudhës mes 16 gushtit 2021 dhe 24 marsit 2022.

Prokurorët i ngarkojnë ata se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kur kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, “duke i financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha se i ka Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv.

Fikrim Damka – i cili është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës – u emërua ministër i për Zhvillim Rajonal në Qeverinë Kurti II në vitin 2021./ REL

Të këshilluara

DW: Autokracia në Serbi po lëkundet

"Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive të reja të protestës", vlerëson me...

17:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI