Flash

Aksident tragjik në Shkodër/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset familja

Lapsi.al 4 July 2025
Aksident tragjik në Shkodër/ Humb jetën 37-vjeçari,

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme, rreth orës 14:50, në aksin “Shkodër–Lezhë”, ku janë përfshirë tre automjete dhe ka rezultuar me një viktimë dhe disa të plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shkodrës, shtetasi T. K., 42 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e kamionit që po drejtonte, duke u përplasur fillimisht me automjetin e drejtuar nga A. S., 63 vjeç, dhe më pas me një tjetër automjet të drejtuar nga shtetasi Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 37-vjeçari Gj. B. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa bashkëshortja e tij, J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur që ndodheshin në të njëjtin automjet, janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI