Flash

PAMJET/ Izmiri po digjet, evakuohen 5 lagje të qytetit turk

Lapsi.al 29 June 2025
PAMJET/ Izmiri po digjet, evakuohen 5 lagje të qytetit turk

Një valë zjarresh shkatërruese kanë shpërthyer në rajone të ndryshme të Turqisë ditët e fundit duke shndërruar mijëra hektarë tokë në hi. Nën kërcënim janë banesat, pronat dhe burimet e vlefshme natyrore.

Mediat turke raportojnë se erërat e forta dhe kushtet e vështira të motit po e bëjnë të vështirë për forcat zjarrfikëse të shuajnë flakët, ndërsa mijëra zjarrfikës dhe mjete ajrore po luftojnë për të kontrolluar frontet e zjarrit.

İzmir’in orman yangını 5 mahalle tahliye ediliyorİzmir’in orman yangını 5 mahalle tahliye ediliyorİzmir’in orman yangını 5 mahalle tahliye ediliyorİzmir’in orman yangını 5 mahalle tahliye ediliyor

Një vatër e madhe raportohet në Izmir ku janë evakuuar 5 lagje të qytetit pasi flakët kanë hyrë në zonat e banuara. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, helikopterëve dhe ekipeve të Shërbimit Pyjor, flakët u vunë disi nën kontroll, por rreziku mbetet.

ImageImage

Erërat e forta, që arrijnë nga 70 deri në 117 kilometra në orë, po e bëjnë punën e zjarrfikësve dukshëm më të vështirë. Aktualisht, një total prej 1113 personash po punojnë në frontin e zjarrit, me ndihmën e 122 automjeteve zjarrfikëse, 74 cisternave të ujit dhe 84 makinave të zhvendosjes së dheut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI