Flash

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët

Lapsi.al 27 June 2025
Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët

Parlamenti gjerman miratoi sot me shumicë dërrmuese një pezullim 2-vjeçar të ribashkimit familjar për refugjatët me status mbrojtjeje plotësuese. Projektligji i Ministrisë së Brendshme ka të bëjë me të afërmit e refugjatëve që jetojnë në Gjermani pa status të njohur të azilit. Në të ardhmen, të afërmit do të lejohen të hyjnë në Gjermani vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Pas një debati disi të tensionuar në parlament, projektligji u miratua me 444 vota pro dhe 135 kundër. Edhe para se të fillonte debati, Alternativa për Gjermaninë (AfD) njoftoi se do të votonte në favor të projektligjit të qeverisë së koalicionit, duke e quajtur atë “një hap shumë të vogël në drejtimin e duhur”.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, sekretari parlamentar i partisë, Bernd Baumann, akuzoi Ministrin e Brendshëm të Socialistëve Kristianë Alexander Dobrindt për përvetësimin e pozicioneve të partisë së tij.

Duke justifikuar paraqitjen e projektligjit nga qeveria, Ministri i Brendshëm argumentoi se qëllimi kryesor është të çlirojë sistemin gjerman të pritjes dhe integrimit të refugjatëve.

Në fjalën e tij, ministri gjerman theksoi se çështja “nuk mund të zgjidhet me një reformë të vetme”. Ajo që nevojitet është një “numër i konsiderueshëm masash që duhet të merren në mënyrë që emigracioni të arrijë një pikë kthese në Gjermani”.

Sipas Ministrit të Brendshëm, qëllimi i qeverisë është të kontrollojë dhe kufizojë emigracionin në Gjermani. Ministri kristian socialist theksoi se “ky është misioni ynë për katër vitet”. Fjalimi i tij u shoqërua me mosmiratim nga grupet e opozitës.

Pezullimi i ribashkimit familjar është “çnjerëzor”, theksoi në fjalimin e tij zëdhënësi i të Gjelbërve (Die Grünen) për çështjet e politikës së brendshme, Marcel Emmerich, duke shtuar se, pa familjet e tyre, refugjatët shpesh nuk kanë mbështetjen e nevojshme emocionale për integrim të suksesshëm.

Duhet theksuar se ribashkimi i familjeve të refugjatëve me status mbrojtjeje plotësuese është kufizuar kohët e fundit, në kontrast me ribashkimin e familjeve të refugjatëve të njohur, në 1,000 të afërm në muaj.

OJQ-ja Pro Asyl theksoi se disa nga refugjatët me status mbrojtjeje plotësuese kanë pritur që familjet e tyre të vijnë në Gjermani për vite me radhë.

OJQ-ja gjermane njoftoi se do të shqyrtonte një apel të mundshëm në gjykatat gjermane dhe “nëse është e nevojshme, do të mbështesë ata që preken nga ligji i ri në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin veprime ligjore kundër shkeljeve të ligjeve në fuqi”.

OJQ-ja tashmë është ankuar në gjykata pas urdhrit të Ministrit të Brendshëm më 7 maj për të kthyer azilkërkuesit në kufirin gjerman, me përjashtim të grupeve vulnerabël, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe të sëmurët.

Qeveria gjermane, megjithatë, nuk po devijon nga kursi i saj mbi politikën e imigracionit, pavarësisht vendimit urgjent të Gjykatës Administrative të Berlinit, e cila kohët e fundit e shpalli të paligjshëm dëbimin e tre somalezëve gjatë një kontrolli në stacionin e trenit Frankfurt-Oder në kufirin gjermano-polak.

Të mërkurën e kaluar, Dobrid tha se që nga 7 maji, rreth 5,000 njerëz janë shtyrë mbrapsht në kufi, përfshirë 264 azilkërkues. Fakti që përqindja e azilkërkuesve është e vogël ndoshta për shkak të faktit se është bërë e ditur nga të gjithë se një kërkesë për azil nuk çon më automatikisht në hyrje në Gjermani, vlerësoi ministri socialist kristian. /BalkanWeb

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI