Flash

Meta njofton konferencë live me telefon nga burgu

Lapsi.al 26 June 2025
Meta njofton konferencë live me telefon nga burgu

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të marrë sot nga GJKKO, duke e cilësuar procesin ndaj tij si një farsë me regji politike. Në një deklaratë publike, ai akuzon SPAK-un për ndërhyrje dhe përgjim të gjykatave, ndërsa shigjeton "Rilindjen" si burimin e akuzave që, sipas tij, formulohen nga tribuna politike e jo nga fakte ligjore.

Meta paralajmëron se beteja e tij do të vijojë në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Gjykatën e Strasburgut, por edhe në opinionin publik shqiptar, ku ai synon të zbërthejë, siç thotë, ‘pretendimet qesharake të akuzës’.

Ai fton qytetarët të ndjekin sot, në orën 17:30, një prezantim të argumenteve kundërshtuese nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ndërsa nesër në orën 11:00, përmes një telefonate të hapur për mediat, Meta do të zhvillojë një konferencë live për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Postimi në FB:

Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e "Rilindjes".

Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentat e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.

Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI