Flash

Denoncohet mashtruesi/ Hiqej si menaxher futbolli, merr 4600 euro e zhduket

Lapsi.al 26 June 2025
Denoncohet mashtruesi/ Hiqej si menaxher futbolli, merr 4600 euro e zhduket

Në vitin 2021 emisioni “Stop” ka transmetuar denoncimin e Drilon Lecit, 23 vjeç nga Kosova, i angazhuar si lojtar futbolli. Ai tha se ishte mashtruar nga një person, i quajtur Andi Zorba. Ky i fundit, i ka shkruar Drilonit në rrjetet sociale, duke iu prezantuar si menaxher futbolli dhe duke i premtuar, ta ndihmonte të bëhej pjesë e klubit Samsumspor në Turqi.

Kjo lëvizje, do t’i kushtonte Drilonit 5000 euro. 23-vjeçari i dërgoi 1450 euro, por kontrata nuk u bë. Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e “Stop”. Një futbollist nga Kosova prej nëntë vjetësh, tregon se ka rënë pre e mashtrimit të Andi Zorbës.

Deri më sot Zorba i ka marrë 4600 euro, duke i dërguar në këmbim ftesa dhe kontrata false. Denoncuesi ka shkuar në Itali dhe ka pritur tre muaj për një kontratë, por asgjë nuk ka ndodhur. Andi Zorba ka hapur Facebook fals dhe e ka kontaktuar.

Të dy janë takuar në Pisa, ku futbollisti ka qenë me testime. Mashtrimin e ka kuptuar, kur është takuar me një lojtar nga Shkupi, me të cilin Andi ka folur shqip.

“Jam një futbollist nga Kosova prej nëntë vjetësh. Kam rënë pre e mashtrimit të një shqiptari, të quajtur Andi Zorba.Ky rast ka një vit. Deri më sot, ky person më ka marrë 4600 euro. Më ka dërguar ftesa false e kontrata false. Kam shkuar në Itali dhe kam pritur tre muaj për një kontratë dhe asnjë kontratë nuk kam marrë.

Jo, nuk më ka kontaktuar Andi me numrin e tij personal, por ka hapur Facebook fals e më ka kontaktuar mua. Andi ka thënë, se ka prova në muajin qershor dhe: “ A do me ardhur?”. E kam takuar në Piza, kur kam qenë me testime. Ai ka thënë, se ka me ardhur në Avezzano. Ka prurë edhe futbollistë të tjerë në Avezzano, kur kam qenë. Kemi qenë pesë futbollistë shqiptarë. Unë e kam kuptuar, kur jam takuar me një lojtar nga Shkupi, kur Andi, me Facebook fals, ma ka dërguar numrin e Whatsaap-it të tij. Me atë numër të Whatsaap-it, Andi me ata të Shkupit, ka folur shqip, dhe aty e kam marrë vesh, që kam rënë pre e mashtrimit”, tregon denoncuesi.

Në materialet, që denoncuesi na ka vënë në dispozicion, kuptohet qartë, se ai ka rënë pre e një mashtrimi, të organizuar nga Andi Zorba, që është prezantuar si menaxher futbolli, duke i premtuar transferim të sigurt drejt Italisë.

Pasi ka marrë paratë, Andi është zhdukur. “Stop” provoi të flasë me të, por bëri sikur nuk i punonte interneti, për të ndërprerë komunikimin./tvklan

Të këshilluara

Zjarr i madh në Ulqin (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt kripores. Siç shihet në...

16:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI