Flash

(VIDEO) Momenti kur Izraeli godet burgun famëkeq “Evin” në Teheran

Lapsi.al 23 June 2025
(VIDEO) Momenti kur Izraeli godet burgun famëkeq “Evin” në
Pamje dramatike tregojnë momentin kur një raketë izraelite godet burgun famëkeq Evin në Teheran, një nga simbolet më të errëta të represionit iranian, ku prej dekadash janë mbajtur të burgosur gazetarë, aktivistë politikë dhe qytetarë të huaj. Shpërthimi ndodhi gjatë një vale të re sulmesh ajrore izraelite, të urdhëruara nga kryeministri Benjamin Netanyahu. Në deklaratën zyrtare të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thuhet: “IDF po godet objektiva të regjimit dhe të sigurisë në qendër të Teheranit, përfshirë selinë e Basijit, burgun Evin, selitë e sigurisë së brendshme të IRGC-së, dhe të tjera.” Raketa ka goditur portën kryesore të burgut. Ende nuk është e qartë nëse ndonjë i burgosur ka mundur të arratiset, por burime diplomatike thonë se qëllimi i goditjes mund të jetë çlirimi i disidentëve për t’i rikthyer ata në rrugë kundër regjimit. Burgu Evin është njohur ndërkombëtarisht si “ferr i gjallë”, për tortura sistematike, burgosje pa gjyq, ekzekutime të heshtura dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Aktivistë dhe opozitarë të regjimit kanë qëndruar aty për vite, pa shpresë për drejtësi.

Të këshilluara

Gjendet i mbytur një i moshuar në lumin Buna

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lumin Buna, në Shkodër, ku është gjetur trupi i pajetë i një 70-vjeçari nga Tirana. Sipas njoftimit zyrtar të policisë s...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI