Flash

20 vatra zjarri vetëm këtë të hënë, 3 prej tyre mbeten aktive

Lapsi.al 23 June 2025
20 vatra zjarri vetëm këtë të hënë, 3 prej tyre

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 21:00, datë 23.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.

2. Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.

3. Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.

4. Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

5. Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

6. Në fshatin Vanë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë.

7. Në lagjen “Xile Lici”, bashkia Gramsh.

8. Në fshatin Kotë, bashkia Selenicë.

9. Në “Rrugën e Arbrit”, Nj.Adm.Zall-Bastar, Bashkia Tiranë.

10. Në fshatin Dukas, bashkia Patos.

11. Në Shëngjin, bashkia Lezhë

12. Në fshatin Visokë, njësia administrative Qëndër Dukas, bashkia Mallakastër.

13. Në lagjen “Çlirim” te një fabrikë e perpunimit te drurit, bashkia Berat.

14. Në Ksamil, bashkia Sarandë

15. Në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë.

16. Në në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr. 1, bashkia Tiranë.

17. Te kryqëzimi i Rilës, në aksin Lezhë-Laç.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

1. Në bashkinë Himarë, zjarri është përhapur në tri drejtime. 1. Drejtimi Porto Palermo Vatra është shuar plotësisht. 2. Zona Qafë Lerë – Llaman, ka disa vatra të vogla me intensitet të ulët. Vatrat janë nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për përhapje. 3. Fshati Kudhës, vatra është aktive por me intensitet të shtuar dhe nuk paraqet rrezik për banesa apo objekte biznesi. Vijon jon ndërhyrja për izolimin e zjarrit nga forcat e MZSH të Himarës, Vlorës, Delvinës, Finiqit dhe Sarandës.

Qarku Kukës.

2. Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, me 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, 1 fadromë, 1 ekskavator, 4 kamionë nga Drejtoria e Shërbimeve të Bashkisë.

Qarku Lezhë

3. Në fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ka zjarr në pyll të ri dhe shkurre të dendura, ku është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Në operacion kanë marrë pjesë 2 mjete zjarrfikëse me 6 efektivë, 3 forca nga shërbimi pyjor, 3 forca bashkiake dhe 2 forca vullnetare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI