Flash

Dalin pamjet satelitore/ Shikoni fabrikat nukelare iraniane pas sulmit nga SHBA

Lapsi.al 22 June 2025
Dalin pamjet satelitore/ Shikoni fabrikat nukelare iraniane pas sulmit nga SHBA

BBC ka publikuar imazhe të reja satelitore që tregojnë pasojat e sulmeve të mbrëmshme amerikane në uzinën nëntokësore të pasurimit bërthamor të Iranit në Fordo. Imazhet me rezolucion të lartë nga kompania “Maxar Technologies” të marra pikërisht këtë 22 qershor tregojnë 6 kratere të reja, me shumë gjasa pikat e goditjes së municioneve amerikane, pluhur gri dhe mbeturina të shpërndara poshtë shpatit të malit të shkaktuara nga sulmet.

Amerikanët kanë përdorur një lloj të veçantë bombe kundër bunkerëve të nëndheshëm që e zotërojnë vetëm ata. Kjo bombë quhet “Massive Ordnance Penetrator” (MOP) dhe Pentagoni konfirmoi se ato u përdorën si pjesë e operacionit të tij.

Large area of ground where Iranian nuclear site is, grey patches on the ground.

Analisti i imazheve në Shërbimet e Inteligjencës “McKenzie”, Stu Ray, i tha BBC Verify: "Nuk do të shihni një efekt të madh shpërthimi në pikën e hyrjes pasi nuk është projektuar të shpërthejë në hyrje, por më thellë në objekt."

Ai shtoi se duket sikur tre municione të ndara janë hedhur në dy pika të ndryshme impakti dhe se ngjyrosja gri në tokë duket se tregon mbeturina betoni të hedhura në erë nga shpërthimet.

Craters on the ground at nuclear site in Iran.

Ray tha gjithashtu se hyrjet e tunelit duket se janë bllokuar. Meqenëse nuk ka kratere të dukshme ose pika impakti pranë tyre, ai sugjeron se kjo mund të ketë qenë një përpjekje iraniane për të "zbutur shënjestrimin e qëllimshëm të hyrjeve nga bombardimet ajrore".

Graphic showing activity at Fordo site on 19 June and 20 June side by side, aerial view.

Nuk është e sigurt se sa dëme kanë shkaktuar sulmet në vetë vendin bërthamor. Në ditët para sulmit, Irani duket se ka ndërmarrë veprime për t'i parashikuar ato. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI