Flash

Lufta Izrael-Iran/ Trump: Europa nuk po ndihmon në zgjidhjen e konfliktit!

Lapsi.al 21 June 2025
Lufta Izrael-Iran/ Trump: Europa nuk po ndihmon në zgjidhjen e konfliktit!

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten ndërsa Irani ka deklaruar se nuk do të rifillojë bisedimet për programin e tij bërthamor për sa kohë që është nën sulme ushtarake nga Izraeli.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pas një takimi me diplomatët evropianë në Gjenevë, tha se Teherani do të jetë i gatshëm për negociata, vetëm pasi të ndalen “agresionet izraelite”.

Deklarata e tij vjen vetëm pak orë pasi ministri izraelit i mbrojtjes, paralajmëroi për një “fushatë të zgjatur” kundër Iranit, duke theksuar se Izraeli duhet të përgatitet për “ditë të vështira”.

Ndërkohë, luftime të ashpra vazhduan gjatë natës. Ushtria izraelite njoftoi një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës iraniane të raketave. Shpërthime u dëgjuan pranë Tel Avivit dhe raportohet se një ndërtesë në qendër të Izraelit është përfshirë nga flakët si pasojë e copave të raketave.

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi gjithashtu se Irani ka maksimumi dy javë për të shmangur sulme të mundshme ajrore nga SHBA, duke shtuar se mund të marrë vendim edhe më herët.

“Izraeli po fiton luftën, është e vështirë të kërkohet të ndalohen sulmet në Iran”: u tha Donald Trump gazetarëve. “BE-ja nuk është e dobishme në negociata”-ka deklaruar presidenti amerikan.

Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe BE-së i bënë thirrje Iranit që të angazhohet në negociata me të gjitha palët, përfshirë SHBA-në, edhe pa kushtëzimin për ndaljen e sulmeve.

Nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar se nuk do të ndalë goditjen e objekteve bërthamore iraniane derisa ato të shkatërrohen plotësisht.

Bilanci i përgjakshëm po rëndohet çdo ditë: Irani njoftoi se të paktën 224 persona janë vrarë, ndërsa një grup i të drejtave të njeriut raportoi mbi 600 viktima. Në Izrael, numri i të vdekurve ka shkuar në 25, pas një sulmi me 20 raketa që goditën qytetin Haifa.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI