Flash

Shefi i shtabit të izraelit: Shkatërruam gjysmën e lëshuesve të raketave të Iranit

Lapsi.al 20 June 2025
Shefi i shtabit të izraelit: Shkatërruam gjysmën e lëshuesve

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Eyal Zamir ka deklaruar se Izraeli ka shkatërruar rreth gjysmën e lëshuesve të raketave të Iranit duke paralajmëruar se vendi duhet të përgatitet për një fushatë të zgjatur ushtarake kundër Republikës Islamike.

Në një deklaratë për shtyp, Zamir tha se sulmet e fundit ajrore të IDF-së kanë goditur me sukses objektiva kyçe në Iran, përfshirë komandën e lartë ushtarake iraniane dhe pjesë të programit të saj bërthamor. Ai shtoi se disa nga lëshuesit e raketave iraniane u shkatërruan vetëm minuta përpara lëshimit të mundshëm.

“Falë një goditjeje të fuqishme dhe befasuese, kemi arritur rezultate jashtëzakonisht të mira,” u shpreh Zamir. Ai theksoi se pilotët izraelitë po operojnë në distanca dhe intensitet të paparë më parë në historinë e forcave ajrore të vendit.

Shefi i IDF-së paralajmëroi se konflikti nuk ka përfunduar dhe se vendi duhet të përgatitet për zhvillime të shumta të mundshme. “Megjithëse kemi arritur suksese të mëdha, ditë të vështira na presin ende,” përfundoi ai.

Të këshilluara

Irani lëshon një paralajmërim për SHBA

Irani ka lëshuar një kërcënim të ri për çdo “palë të tretë” që mendon të përfshihet në konfliktin e tij me Izraelin, duke kërcënuar me një përgjigje “të menjëhe...

19:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI