Flash

DW: Ç'ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

Lapsi.al 19 June 2025
DW: Ç'ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon

Konflikti aktual ndërmjet Izraelit dhe Iranit mund të zhysë në recesion të gjithë ekonominë botërore, në rast se Irani vë në jetë kërcënimet e mëhershme për bllokimin e ngushticës së Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit - kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian. 

Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra. 

Ngushtica e Hormuzit kyç për sigurimin e interesave strategjike të Iranit në rajon. Edhe në të shkuarën në kontekstin e sanskioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, Teherani vazhdimisht ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës Hormuz. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në konfliktin aktual.

Dawood Nazirizadeh, ekspert në fushën e ekonomisë nga Teherani, thekson se: "Në rast se ngushtica e Hormuzit përfshihet në këtë luftë, është një rrezik i madh për të gjithë ekonominë botërore. Qeveria e Iranit e konsideron këtë rrugë detare si çelësin kryesor për sigurimin e interesave strategjike në rajon në jug të Iranit dhe të Gjirit Persik. Nëse ndodh diçka në këtë drejtim, ky do të ishte kërcënim i madh për ekonominë botërore në tërësi."

Hormuzi zë vendin e dytë ndër itineraret më të rëndëishme në botë për transportin e naftës si rruga Malacca dhe Kanali i Suezit. Një humbje nga bllokimi i kësaj rruge detare si pasojë e konfliktit aktual do të ishte e vështirë të kompensohej.

Pasoja do të ishin rritja e çmimit të naftës e benzinës, që gjithësesi ditët e fundit janë shtrenjtuar. Po ashtu mund të krijoheshin ngushtica në zinxhirin e furnizimeve për shumë produkte nga nafta. Prishja e këtij zinxhiri mund t'i krijojë vështirësi ekonomisë në shumë vende të botës. /DW

Të këshilluara

Irani lëshon një paralajmërim për SHBA

Irani ka lëshuar një kërcënim të ri për çdo “palë të tretë” që mendon të përfshihet në konfliktin e tij me Izraelin, duke kërcënuar me një përgjigje “të menjëhe...

19:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI