Flash

Sekretari i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trump për Iranin!

Lapsi.al 18 June 2025
Sekretari i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të zbatojë çdo vendim

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, tha se ushtria amerikane është e gatshme të ekzekutojë çdo vendim që Presidenti Donald Trump mund të marrë për çështjet e luftës dhe paqes. Ai nuk pranoi të konfirmonte përgatitjet për opsionet e sulmit të SHBA-së ndaj Iranit.

“Nëse dhe kur të merren këto vendime, departamenti është gati t’i ekzekutojë ato”, tha Hegseth në një seancë dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.

Vërehet se më parë, presidenti amerikan shmangu përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve nëse SHBA-të planifikojnë të godasin Iranin apo objektet e tij bërthamore dhe tha se iranianët po përpiqen të komunikojnë, por ai mendon se është tepër vonë për bisedime.

"Ka një ndryshim shumë të madh midis tani dhe një jave më parë. Askush nuk e di se çfarë do të bëj", u tha Trump gazetarëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI