Flash

Shifrat e AMP: 131 policë nën hetim në 5 muaj

Lapsi.al 17 June 2025
Shifrat e AMP: 131 policë nën hetim në 5 muaj

Arrestimi i 3 punonjësve të policisë Elbasan të cilët nuk parandaluan arratisjen e një personi të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nuk është rast i shkëputur.

Shifrat e zbuluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tregojnë se brenda forcës që duhet të ruajë rendin, po shtohen zërat që llogariten në dosje penale. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, janë referuar për ndjekje penale 131 punonjës policie, një rritje me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë. Ndërkohë, 56 punonjës policie kanë rënë në pranga kryesisht për shpërdorimi i detyrës, korrupsion dhe veprimet arbitrare.

Në raste të tjera operacione të SPAK që kanë ardhur nga zbërthimi I komunikimeve të enkriptuara kanë zbuluar përfshirje të punonjësve të policisë në krim duke bashkëpunuar me grupet kriminale. Në operacionin e fundit “ura” u identifikuan dhe u caktua masë sigurie për dy punonjës policie të përfshirë.

Më herët në mars të këtij viti në një tjetër operacion në bashkëpunim me spak u caktua masë sigurie për 4 efektive të dyshuar si përfshirë në grupe kriminale. Mes tyre shef krimesh në Himarë. I dyshuar për kultivim kanabisi, shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, I dyshuar për trafikimi të narkotikëve dhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, I dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Postimi i të inkriminuarve nga radhët e policisë ishte përfshirë edhe në raportin konfidencial në lidhje me sundimin e ligjit në Shqipëri hartuar nga Komisionit Europian. Sipas këtij raporti AMP ka intensifikuar veprimtarinë e saj. vitin që kaloi u pranuan mbi 1,700 ankesa nga qytetarët dhe mbi 3,300 denoncime. Ndërsa 463 punonjës policie u çuan për ndjekje penale, kryesisht për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”./TCH

Të këshilluara

Korçë, një person e zë korrenti

Një incident i rëndë është shënuar këtë pasdite në fshatin Neviçisht, që i përket bashkisë së Korçës. Sipas burimeve paraprake, një shtetas ka rënë në kontakt m...

18:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI