Flash

Ambasadorja izraelite në Tiranë: Irani është “koka e gjarprit”

Lapsi.al 17 June 2025
Ambasadorja izraelite në Tiranë: Irani është “koka e

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, shtjelloi të martën arsyet pse vendi i saj e goditi Iranin fundjavën e shkuar dhe si kundërshtari i saj po rrezikonte të krijonte bombat e para bërthamore brenda pak muajve.

"Ne e dimë kush janë fqinjët tanë. Ne e dimë kush është Irani. Tashmë është e qartë për të gjithë se Irani është “koka e gjarprit”, forca kryesore që dërgon përfaqësuesit e vet për të krijuar destabilitet në Lindjen e Mesme", tha ajo në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH.

Diplomatja izraelite shprehu sigurinë se sulmet e fundit e kanë dobësuar regjimin iranian, si rezultat edhe satelitët e saj në rajon, si Hamasi apo Hezbollahu, duke mos e fshehur optimizmin se dikur fqinjët e Izraelit do të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Sipas ambasadores Peleg, dobësimi është dukur edhe nga reagimi që ka pasur Teherani në këto pesë ditë shkëmbimesh të ashpra raketore nga të dyja frontet.

“Ne e prisnim që iranianët do të reagonin. Mendoj se ishim të përgatitur edhe për një reagim më të ashpër. Nuk e prisnim që ata të rrinin ulur dhe të përballonin sulmet izraelite pa reaguar. Por mendoj se është shumë e qartë që, nëse krahasojmë arritjet e Izraelit me atë që po ndodh si reagim, mendoj se reagimi nuk është shumë i fortë,” deklaroi znj. Peleg.

Ajo shtoi se Tel-Avivi deri tani e ka fituar mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve kryesore europiane në këtë përballje me Iranin për kauzën antibërthamore.

“Nuk e di si do të ndikojë kjo në bashkëpunimin për çështje të tjera, por për këtë çështje nuk ka dyshim se ekziston një lloj “koalicioni i pashkruar”, jo një koalicion ushtarak në kuptimin klasik, por kemi dëgjuar disa nga udhëheqësit evropianë që janë shprehur se janë të gatshëm të dërgojnë forca për të ndihmuar Izraelin në interceptimin e raketave. Pra, ju e shihni që po ndodh një ndryshim, pa dyshim. Ndoshta është një bashkëpunim i përkohshëm (ad hoc), nuk e di. Do të presim dhe do të shohim çfarë do të thotë historia për këtë,” tha ambasadorja e Izraelit./ RTSH

Të këshilluara

Zjarr në kodrën e Krastës në Elbasan

Flakët kanë përfshirë kodrën e Krastës së Elbasanit pasditen e sotme. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri që flakët të viheshin shpejt nën kontroll. Zona q...

15:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI