Flash

Zyrtari iranian konfirmon: 31 viktima në provincën veriperëndimore të Iranit

Lapsi.al 14 June 2025
Zyrtari iranian konfirmon: 31 viktima në provincën

Guvernatori i provincës veriperëndimore të Azarbajxhanit Lindor në Iran thotë se atje kanë humbur jetën 31 persona, përfshirë 30 ushtarë dhe një anëtar të Kryqit të Kuq iranian. Bahram Sarmast njofton gjithashtu se deri tani janë plagosur 55 persona. Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se 60 persona, u vranë në një sulm izraelit ndaj një ndërtese në Teheran. Irani ende nuk ka publikuar një numër zyrtar të përgjithshëm të viktimave.

Kryqi i Kuq iranian njofton se dy persona u vranë në një sulm ndaj një ambulance në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Perëndimor. Përfaqësuesi iranian në Kombet e Bashkuara deklaroi dje se sulmet izraelite kanë vrarë 78 persona dhe kanë plagosur mbi 320 të tjerë.

Të këshilluara

Ukraina sulmon fabrikat ushtarake ruse

Gjersa e gjithë bota ka sytë sot drejt konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, Ukraina po zhvillon një fushatë të ashpër sulmesh ndaj Rusisë. Dronët ukrainas vaz...

08:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI