Flash

Presidenti iranian pas telefonatës me Macron:S'ka bisedime për marrëveshje bërthamore

Lapsi.al 14 June 2025
Presidenti iranian pas telefonatës me Macron:S'ka bisedime për

Presidenti i Iranit ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime për marrëveshjen bërthamore për sa kohë që vazhdojnë sulmet nga Izraeli. Presidenti Masoud Pezeshkian ka patur një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Ky i fundit i ka bërë thirrje për përmbajtje maksimale dhe shmangie të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme.

Por, presidenti iranian Pezeshkian ka refuzuar mundësinë e çdo negociate për sa kohë që Izraeli vazhdon sulmet ndaj territorit iranian.

“Irani nuk do të ulet në asnjë tryezë negociatash ndërkohë që vendi ynë është nën sulm,” mësohet të ketë thënë Pezeshkian gjatë bisedës, sipas burimeve diplomatike iraniane.

Kjo bisedë vjen vetëm pak orë pasi u anulua zyrtarisht takimi i planifikuar për të dielën midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Iranit, i cili kishte për qëllim rifillimin e bisedimeve rreth marrëveshjes bërthamore.

Të këshilluara

Ukraina sulmon fabrikat ushtarake ruse

Gjersa e gjithë bota ka sytë sot drejt konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, Ukraina po zhvillon një fushatë të ashpër sulmesh ndaj Rusisë. Dronët ukrainas vaz...

08:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI