Flash

Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite: SHBA nuk është përfshirë, kishim djeni

Lapsi.al 13 June 2025
Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite: SHBA nuk është

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbledhur kabinetin qeveritar në Shtëpinë e Bardhë pas sulmeve izraelite ndaj Iranit, raporton CNN.

Në një konferencë për shtyp dje, presidenti amerikan kishte thënë se “sulmi ishte i mundur”, por gjithashtu i kishte kërkuar Izraelit të mos e bënte atë. Disa orë para bastisjes, manjati kishte shkruar në Truth se ”Shtetet e Bashkuara mbeteshin të përkushtuara ndaj një zgjidhjeje diplomatike”.

Donald Trump, tha në një intervistë me Fox News se ai dinte paraprakisht për planet e Izraelit për të sulmuar Iranin, por përsëriti se SHBA-të nuk ishin të përfshira.

Uashingtoni, shtoi ai, kishte njoftuar të paktën një aleat kyç në Lindjen e Mesme se sulmi do të ndodhte. Trump theksoi se SHBA-të janë gati të mbrojnë veten dhe Izraelin në rast të një hakmarrjeje nga Irani.

“Unë gjithmonë shpresoj për negociata”, tha ai, duke shtuar se Irani “nuk mund ta ketë armën bërthamore”.

Përfshirja u mohua edhe nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke vënë në dukje se Izraeli i kishte “këshilluar” SHBA-të se besonte se “veprimi ishte i nevojshëm për vetëmbrojtje”.

“Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulme kundër Iranit dhe përparësia jonë kryesore është mbrojtja e forcave amerikane në rajon. Izraeli na njoftoi se beson që ky veprim ishte i nevojshëm për vetëmbrojtjen e tij. Presidenti Trump dhe Administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe mbeten në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë. Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat ose personelin e SHBA-së”, tha ai.

 

Të këshilluara

A do të mësojë ndonjëherë Netanyahu?

A është e mundur që Winston Churchill do të kishte miratuar që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të armatoste milici kriminale apo klane të lidhura me kr...

14:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI