Flash

Izraeli sulmon centralet bërthamore dhe ushtarake të Iranit,Teherani kundërpërgjigjet

Lapsi.al 13 June 2025
Izraeli sulmon centralet bërthamore dhe ushtarake të Iranit,Teherani

Izraeli ka sulmuar në orët e para të mëngjesit centralet bërthamore dhe objekte ushtarake në Iran. Shpërthime janë raportuar edhe në Teheran. Sulmet u kryen në 5 qytete. Sipas La Repubblica, ushtria izraelite ka sulmuar të paktën 6 baza ajrore rreth Teheranit, përfshirë bazën Parchin, një kompleks prodhimi raketash i dyshuar në të kaluarën se është përfshirë në teste bërthamore. Avionët luftarakë izraelitë goditën centralin bërthamor Natanz, në jug të Teheranit, por edhe disa pozicione ushtarake të vendosura në periferi të kryeqytetit.

Sipas mediave, sulmi izraelit goditi disa ndërtesa në Teheran që strehonin komandantë të lartë ushtarakë iranianë. Një zyrtar izraelit i mbrojtjes tha se sulmi kishte në shënjestër edhe Shtabin e Përgjithshëm iranian, përfshirë shefin e shtabit, dhe shkencëtarët kryesorë bërthamorë iranianë. Shkencëtari bërthamor Mohammad-Mehdi Tehranchi dhe ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Fereidoun Abbasi, u vranë në sulme. Raportohet se është vrarë gjithashtu edhe Komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli kreu një operacion ushtarak, synimi i të cilit ishte “frenimi i kërcënimit të Iranit ndaj vetë mbijetesës së Izraelit”. Ai tha se sulmi “do të vazhdojë derisa të eliminohet ky kërcënim”.

“Ne goditëm në zemër të programit të Iranit për pasurimin bërthamor. Në shënjestër ishin objekti kryesor i pasurimit të uraniumit i Iranit në Natanz... Gjithashtu goditëm në zemër të programit iranian të raketave balistike”, tha ai në një deklaratë.

Izraeli gjithashtu sulmoi shkencëtarë bërthamorë iranianë “që punonin për zhvillimin e bombës iraniane”, shtoi Netanyahu.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei u shpreh në një deklaratë se Izraeli kishte “lëshuar dorën e tij të ligë dhe të përgjakshme” në një krim kundër Iranit dhe se do të kishte “një fat të hidhur për veten. Regjimi sionist i ka sjellë vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm”, tha udhëheqësi iranian Ali Khamenei, duke përsëritur se Izraeli “do të vuajë një ndëshkim të rëndë”, raportoi Irna.

Në kundërpërgjigje një zëdhënës ushtarak izraelit tha se Irani ka lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit në orët e fundit, pasi vendi u zotua për hakmarrje për sulmet e Izraelit. Zëdhënësi tha se 200 avionë luftarakë izraelitë morën pjesë në sulmet ndaj më shumë se 100 objektivave në Iran gjatë natës. Izraelin e presin “disa orë të vështira”, thanë ata, sipas Reuters.

Të këshilluara

A do të mësojë ndonjëherë Netanyahu?

A është e mundur që Winston Churchill do të kishte miratuar që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të armatoste milici kriminale apo klane të lidhura me kr...

14:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI