Flash

Tragjedia ajrore/ 242 të vdekur nga avioni që u rrëzua pak minuta pas nisjes

Lapsi.al 12 June 2025
Tragjedia ajrore/ 242 të vdekur nga avioni që u rrëzua pak minuta

Një avion i Air India me destinacion Londrën (Gatwick), me 242 persona në bord, është rrëzuar pranë aeroportit të Ahmedabad-it në Indi, pak minuta pas ngritjes. Pamjet filmike treguan një shpërthim të madh zjarri dhe re të dendura tymi të zi që u ngriten në qiell në një zonë rezidenciale afër aeroportit, në qytetin Ahmedabad, në shtetin Gujarat.

Sipas kompanisë Air India, fluturimi AI171, që u nis nga Ahmedabad për në Londër në orën 13:38 me orën lokale, kishte në bord 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.

Në një deklaratë zyrtare, kompania deklaroi: “Të plagosurit po transportohen drejt spitaleve më të afërta.”

Aeroporti i Ahmedabad-it njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve deri në një njoftim të dytë, pasi avioni u rrëzua “pak pas ngritjes, jashtë zonës së aeroportit”.

Sipas Gatwick Airport avioni qe u rrëzua “pak pas ngritjes, jashtë zonës së aeroportit”, qe planifikuar të mbërrinte në Londër në orën 18:25 ditën e enjte.

Faqja për gjurmimin e fluturimeve Flightradar raportoi se sinjali nga avioni u humb më pak se një minutë pas ngritjes.

Ky është aksidenti i parë ndonjëherë i një Boeing 787 Dreamliner, sipas bazës së të dhënave të Aviation Safety Network. Ky model, një avion me trup të gjerë dhe dy motorë, ka kryer mbi 5 milionë fluturime në 14 vitet që nga fluturimi i tij i parë komercial.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi: “Jemi duke punuar me autoritetet lokale në Indi për të zbuluar urgjentisht faktet dhe për të ofruar mbështetje për personat e përfshirë.”

Kryeministri i Indisë Narendra Modi shkroi në platformën X: “Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe na ka pikëlluar. Është dhimbje përtej fjalëve. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi.”

Ministri indian i aviacionit civil, Ram Mohan Naidu Kinjarapu, u shpreh: “Jam i tronditur dhe i shkatërruar nga lajmi për rrëzimin. Jemi në gatishmëri të lartë. Po ndjek personalisht situatën dhe kam urdhëruar të gjitha agjencitë e emergjencës dhe aviacionit të veprojnë me shpejtësi dhe koordinim.”

Ekipet e shpëtimit janë mobilizuar dhe janë duke ofruar ndihmën mjekësore dhe mbështetjen emergjente në vendngjarje.

Eksperti i aviacionit Julian Bray, për Sky News, konfirmoi se piloti kishte bërë një thirrje emergjente (mayday) para përplasjes, çka tregon se ekuipazhi ishte në dijeni të një problemi.

Air India, e cila u ble nga Grupi Tata në janar 2022, operon mbi 8,300 fluturime në javë në 312 destinacione, me një flotë prej 300 avionësh.

Kryetari i kompanisë, Natarajan Chandrasekaran, e quajti ngjarjen një “aksident tragjik” dhe “një ngjarje shkatërruese”, duke shtuar: “Në këtë moment, përparësia jonë është të mbështesim të gjithë të prekurit dhe familjet e tyre. Po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ndihmuar ekipet e emergjencës dhe për të siguruar kujdesin e nevojshëm për të prekurit.”

Kompania Boeing deklaroi: “Jemi në dijeni të raporteve fillestare dhe po punojmë për të mbledhur më shumë informacion.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI