Flash

Miratohet marrëveshja, ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

Lapsi.al 12 June 2025
Miratohet marrëveshja, ushtria e Malit të Zi do të trajnojë

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit Evropian për Ndihmë Ushtarake për Ukrainën. Dyzet e nëntë nga 81 deputetët votuan në favor të vendimit. Sipas vendimit të miratuar, pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të marrin pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Me qëllim të forcimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Ukrainës për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, dhe si përgjigje ndaj ofensivave aktuale ushtarake të Federatës Ruse, por edhe të agresorëve të tjerë të mundshëm”, thuhet në sqarimin se pse u mor ky vendim.

Opozita akuzoi kryeparlamentarin Andrija Mandiq – që kundërshton NATO-n dhe mbështet presidentin rus Vladimir Putin – se ka penguar këtë përpjekje. Partia e tij, që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka kundërshtuar anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore dhe po ashtu kundërshton sanksionet që Podgorica ka vendosur ndaj Moskës për shkak të agresionit kundër Ukrainës.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s më 2017, në kohën kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në vitin 2020.

“Nëntëdhjetë e nëntë për qind e shumicës së sotme parlamentare nuk ka votuar për anëtarësimin në NATO”, tha kjo parti, duke komentuar shtyrjen nëntëmujore të votimit për këtë çështje.

Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, duke shpjeguar vendimin, përsëriti se “as që bëhet fjalë” që ushtarët e shtetit të tij, që do të dislokohen për këtë mision, të dërgohen në territorin e Ukrainës.

“Dua ta bëj këtë gjë të qartë. Unë kurrë nuk do të mbështesja diçka të tillë. Të gjitha aktivitetet e këtij misioni kryhen në territorin e BE-së, në Poloni dhe Gjermani”, tha ministri.

Misioni i BE-së është një nga dy misionet për Ukrainën që janë organizuar pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe ku Mali i Zi pritet të marrë pjesë. Misioni i dytë organizohet nga NATO-ja. Më 7 shkurt të këtij viti, Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri miratoi një draft-vendim për përfshirjen e Ushtrisë së Malit të Zi në aktivitetet e NATO-s, përkatësisht në misionin për ofrim ndihme dhe trajnimi për Ukrainën.

Anëtarët e Këshillit – ku bëjnë pjesë presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq, kryeministri Millojko Spajiq dhe kryeparlamentari Andrija Mandiq – u pajtuan që aktivitetet e Ushtrisë në kuadër të këtij misioni të zhvillohen vetëm në territorin e një prej shteteve anëtare të NATO-s. Megjithatë, për pjesëmarrje në këtë mision duhet të vendosë Parlamenti i Malit të Zi./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI