Flash

Katastrofa ajrore e “Air India”, sinjali SOS i pilotit para përplasjes

Lapsi.al 12 June 2025
Katastrofa ajrore e “Air India”, sinjali SOS i pilotit para

Avioni i Air India që u rrëzua në një aksident tragjik në Indi kishte dhënë një sinjal SOS vetëm pak sekonda para përplasjes, si një thirrje e fundit për ndihmë para fundit të tmerrshëm. Avoni me 242 persona në bord është rrëzuar mbi një zonë të banuar pranë qytetit Ahmedabad, vetëm pak minuta pas ngritjes nga pista.

Në bord ndodheshin 242 persona: 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Mes tyre, 169 shtetas indianë, 53 britanikë dhe 7 portugezë. Të gjithë në një udhëtim që pritej të ishte i zakonshëm, por që përfundoi në një katastrofë ajrore.

Sipas të dhënave paraprake, piloti sinjalizoi për një situatë të pazakontë menjëherë pasi avioni kishte arritur vetëm 200 metra lartësi. Mjeti fluturues ndryshoi papritur kurs, humbi kontrollin dhe brenda sekondash, u zhyt drejt tokës. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes, por hetimet janë në vazhdim për të zbardhur çastet e fundit dramatike të fluturimit.

Avioni ishte nisur nga aeroporti Sardar Vallabhbhai Patel në orën 08:30 me destinacion Londrën, ku pritej të mbërrinte në aeroportin Gatëick gjatë pasdites. Sipas autoriteteve indiane, mjeti ishte në gjendje të mirë teknike, ndërsa piloti kishte mbi 8 mijë orë fluturimi, një veteran i qetësisë në qiell, dhe bashkëpiloti kishte akumuluar më shumë se 1 mijë.

Por as eksperienca e pilotit dhe as garancitë për teknologjinë e avionit nuk e ndalën tragjedinë. Gjithsesi në këto momente, ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren, ndërsa familjet e pasagjerëve jetojnë orët më të errëta të jetës së tyre, të kapur mes shpresës dhe fatkeqësisë.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë nëse ajo që ndodhi ishte një defekt fatal, një gabim njerëzor, apo diçka tjetër që fshihet pas kësaj ngjarjeje tragjike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI