Flash

U plagos të dielën në Itali/ Ndërron jetë në spital 59-vjeçari Fatos Cenaj

Lapsi.al 11 June 2025
U plagos të dielën në Itali/ Ndërron jetë në

Ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, më 11 qershor, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit në Padova, 59-vjeçar shqiptar Fatos Cenaj. Ai u qëllua me armë zjarri të dielën në mëngjes, në rrugën Casoni Basse ndërsa karabinierët janë ende në kërkim të autorit të vrasjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, Cenaj nuk arriti të rifitonte vetëdijen dhe ndërroi jetë pas tre ditësh agonie, në një shtrat të reanimacionit. Ai u godit me dy plumba në kokë mëngjesin e së dielës, më 8 qershor teksa ishte duke shkuar në punë me triçiklin e tij, vetëm pak kilometra larg banesës së tij.

Plagët rezultuan fatale ku dhe pas ndëryrjes së mjekëve ai nuk arriti ti mbijetonte dëmtimeve tepër serioze ndërsa hetimet për vrasjen po zhvillohen nga Njësia Hetimore e Karabinierëve në Padova. Prokurori që po ndjek çështjen pritet të urdhërojë një autopsi, si dhe një ekspertizë balistike, për të përcaktuar trajektoren e plumbave, distancën dhe llojin e armës së përdorur.

Deri më tani, nuk ka dëshmitarë dhe nuk janë identifikuar kamera sigurie që mund të ndihmojnë hetuesit. E vetmja gjurmë është dëshmia e një kalimtari, i cili të dielën në mëngjes e pa trupin e pajetë të Cenajt në një hendek buzë rrugës, pranë triçiklit të tij.

Fillimisht ai mendoi se bëhej fjalë për një aksident apo një ndërlikim shëndetësor, por ekipi i ndihmës së shpejtë e kuptoi menjëherë se ishte një rast i rëndë kriminal. Të gjitha pistat hetimore mbeten të hapura — nga një e shtënë aksidentale nga ndonjë gjuetar, deri te mundësia e një prite të qëllimshme. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI