Flash

Trump njofton arritjen e marrëveshjes tregtare me Kinën

Lapsi.al 11 June 2025
Trump njofton arritjen e marrëveshjes tregtare me Kinën

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Kinën për tarifat, e cila, siç vuri në dukje ai, është tani në fazat e fundit të miratimit nga ai dhe Presidenti Xi Jinping.

Si pjesë e marrëveshjes, Pekini do të marrë përsipër të furnizojë menjëherë Shtetet e Bashkuara me magnete dhe metale të rralla, duke mbuluar plotësisht nevojat përkatëse të industrisë amerikane.

Në anën tjetër, SHBA do të respektojnë angazhimet e tyre ndaj Kinës, përfshirë pranimin e studentëve kinezë në universitetet dhe kolegjet amerikane, një pikë kjo që, sipas Trump-it, “gjithmonë e kam mbështetur”.

Theks i veçantë iu vu edhe çështjes së tarifave, ku Trump sqaroi se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një normë totale tarifore prej 55%, ndërsa Kina do të aplikojë tarifa përkatëse prej 10%.

Ai e përshkroi gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe si “të jashtëzakonshme”, ndërsa e mbylli mesazhin e tij duke falënderuar ata që po ndjekin nga afër zhvillimet rreth marrëveshjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI