Flash

Fiket zjarri në garazhin e një pallati në Durrës, banorët u evakuuan menjëherë

Lapsi.al 11 June 2025
Fiket zjarri në garazhin e një pallati në Durrës,

Garazhi i një pallati në Durrës është përfshirë nga flakët natën e së mërkurës. Zjarri ka rënë në zonën e Spitallës që njihet edhe si "ish-zdrukthëtaria". Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik mes banoreve të zonës. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mundur ta vënë nën kontroll zjarrin, duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të tij. Banorët e pallatit janë evakuuar dhe vendosur perimetri i sigurisë.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë ndërhyrë në objekt për të vënë zjarrin nën kontroll. Zija Zeqiri, pronar i garazhit kur ra zjarri shprehet se prej 3 muajsh nuk e përdorte atë dhe e ka të vështirë të kuptojë çfarë e shkaktoi zjarrin. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI