Flash

The Telegraph: Trafikantët shqiptarë reklamojnë rrugët në Facebook

Lapsi.al 10 June 2025
The Telegraph: Trafikantët shqiptarë reklamojnë rrugët

Media britanike “The Telegraph” shkruan se kontrabandistët shqiptarë po reklamojnë rrugën për në Mbretërinë e Bashkuar për emigrantët në Facebook. "The Telegraph" raporton se bandat shqiptare kërkojnë 4,000 paund për të dërguar emigrantët në këtë vend përmes rrugës së “derës së pasme”.

Sipas medias britanike bandat u japin emigrantëve karta identiteti italiane të falsifikuara që përdoren për t'i fluturuar drejt Irlandës, përpara se të hyjnë fshehurazi në Britani me tragete, duke i lejuar ata të punojnë ilegalisht ose të kërkojnë azil me pasaportat shqiptare.

Në artikull shkruhet se mashtrimi i emigracionit është një nga shumë të tilla që po promovohen në Facebook. Madje, "The Telegraph" shton se reklamat u ofrojnë emigrantëve shqiptarë mundësinë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me aeroplan, kamion ose jaht si një alternativë ndaj kalimeve në La Mansh.

Kjo ka detyruar Forcën Kufitare dhe Agjencinë Kombëtare Kundër Krimit të përshtatin taktikat e tyre. Njëzet shqiptarë u gjetën të fshehur në një jaht të ndaluar në Kornuoll në muajin prill e në maj  33 persona u arrestuan si kondrabandistë të qenieve njerëzore që abuzonin me Zonën e Përbashkët të Udhëtimit, që lejon lëvizjen e lirë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

Një gazetari të infiltruar të The Telegraph që hiqej si një emigrant i paligjshëm, iu tha: “Ju dërgojmë nga Shqipëria në Itali me pasaportat shqiptare, pastaj nga Italia në Dublin me karta identiteti italiane. Askush nuk do t'ju prekë te portat..” Nga Dublini, emigrantët më pas kërkojnë azil me pasaportën shqiptare, pastaj shkojnë në Irlandën e Veriut dhe kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Reklama të tilla si Puno në Mbretërinë e Bashkuar”,  “Kamion, jaht dhe aeroplan. Çmimet më të mira për në Mbretërinë e Bashkuar.”  në rrjetin social Facebook janë të shumta. Forca Kufitare dhe Agjencia Kombëtare Kundër Krimit po punon me kompanitë e mediave sociale për të hequr reklamat që promovojnë migracionin e paligjshëm, me një rekord prej 8,000 reklamash të fshira vitin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI