Flash

SPAK kërkon 168 vite burg për ‘Baronin e drogës’, Gëzim Çelën dhe bashkëpunëtorët

Lapsi.al 10 June 2025
SPAK kërkon 168 vite burg për ‘Baronin e drogës’,

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për të pandehurit, pjesë e dosjes “Flakë në det”, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Në total, SPAK kërkon 168 vite burg për ‘baronin e drogës’ Gëzim Çela dhe 12 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kërkon që anëtarët e grupit të trafikimit të lëndëve narkotike të shpallen fajtorë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga Gëzim Çela dhe Arlind Ismajlukaj, ndërsa pjesëtarët e tjerë të bandës kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike

Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qeshor ora 11:30, ku do të bëhet mbrojtja e të pandehurve.

Pretenca e SPAK:

Arlind Isamailukaj  15 vite burg me  gjykim të shkurtuar më 10 vite burg

Gzim Cela  16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg

Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg

Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg

Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg

Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg

Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg

Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg

Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg

Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/  8 e 4 muaj vite burg

Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg

Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg

Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI