Flash

Berisha përgjigje Spiropalit me metamorfozën e imazhit të saj në vite

Lapsi.al 9 June 2025
Berisha përgjigje Spiropalit me metamorfozën e imazhit të saj

Pasi Elisa Spiropali akuzoi Sali Berishën se kishte “nxirë imazhin e Shqipërisë” në Bruksel, kreu i PD i ka dhënë përgjigje me një fotokolazh që tregon se si ka ndryshuar kryetarja e kuvendit nga koha kur ishte në opozitë, një kolazh që ai e ka quajtur pjesë të dosjes Metamorfoza.

“Ju lutem, tani keni dëgjuar ju për dosjen Metamorfoza? E kuptoni ju mirë. Dosja Metamorfoza i kushtohet Pëllumb Gjokës. Kurse Pëllumbesha Spirogjokën nuk e përmend kush. Tani kam unë këtu një video dhe më thoni ju, është kjo videoja më klasike e Metamorfozës apo jo?

Ishte Spiropali, u bë Spirogjoka në fund. Është kjo apo jo? Ju lutem, jepjani publikut këtë. A është metamorfozë kjo apo jo? Unë po flas për metamorfozë të plotë. Ju lutem, pse t’i biesh në qafë Pëllumbit dhe të mos i biesh në qafë Pëllumbeshës? Pse t’i thuash metamorfozë Pëllumbit dhe të mos i thuash Pëllumbeshës metamorfozë? Ja pra zonja Maloku se cila është metamorfoza e vërtetë! Ky është ilustrimi më i përsosur i metamorfozës” u shpreh Berisha ndërsa u tregonte gazetarëve ndryshimin e Elisa Spiropalit ndër vite.

[video width="720" height="1024" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/06/mamica.mp4"][/video]

Disa ditë më parë Spiropali kritikoi ashpër Berishën për denoncimet që ky bëri jashtë vendit lidhur me zgjedhjet e 11 majit, mediat e kapura, shpërndarjen e bonusit të pensionistëve dhe faljen e gjobave, në atë që PD e quan “farsa elektorale”. Spiropali e quajti “të turpshme” këtë sjellje që sipas saj përfaqëson “njolla të zeza” për vendin.

“Dënoj me forcë përpjekjet e atyre që, pasi kanë dëmtuar emrin dhe figurën e tyre, përpiqen të dëmtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët… për mbijetesë politike,” deklaroi kryetarja e kuvendit.

Por në përgjigjen e tij Berisha e ka shndërruar akuzën për “nxirje të imazhit” në një kolazh për ndryshimin e imazhit nga opozita në pushtet, një ndryshim që ai e quan metamorfozë, njësoj si titulli i dosjes për vrasjet me pagesë në Shkodër.

Pëllumb Gjoka është një biznesmen i njohur në Shkodër që është arrestuar për porositjen e disa vrasjeve me Behar Bajrin dhe pjestarë të tjerë të këtij grupi kriminal. Në dosjen “Metamorfoza”, përgjimet e SKY ECC zbuluan se Pëllumb Gjoka porosiste ekzekutime kundrejt pagesës, ndërsa në anën tjetër merrte përfitime nga socialistët në pushtet që e kishin shpallur investitor strategjik me firmën e Edi Ramës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI